Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Shifrat e vetë Rusisë zbulojnë se gati 500 mijë ushtarë janë vrarë në luftën në Ukrainë

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 14:04
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Shifrat e vetë Rusisë zbulojnë se gati 500 mijë ushtarë janë vrarë në luftën në Ukrainë
Të paktën 490 mijë e 334 ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022, sipas statistikave të qeverisë ruse të analizuara nga BBC, raporton Bota sot. Të dhënat e rrjedhura nga agjencia ruse e statistikave Rosstat tregojnë se pushtimi i Ukrainës ka ndryshuar rrënjësisht modelet e vdekshmërisë në Rusi, duke zbuluar koston e madhe njerëzore të një lufte që Vladimir Putin kishte menduar se do të zgjaste vetëm disa ditë, por që tashmë po i afrohet vitit të pestë. BBC Russian ka siguruar qasje në më shumë se 11 milionë regjistrime të vdekjeve, nga viti 2021 deri në shtator të vitit 2026. Të dhënat u siguruan pas një sulmi kibernetik të kryer nga grupi bjellorus Cyber Partisans BY dhe ai ukrainas Silent Crow. Agjencia ruse e statistikave ka pranuar se ishte shënjestër e një sulmi kibernetik, por ka mohuar se janë publikuar informacione të mbrojtura. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi të mërkurën se vetëm Ministria e Mbrojtjes së Rusisë mund të raportojë zyrtarisht të dhënat për humbjet në luftë. “Ju sugjeroj që asnjë e dhënë tjetër të mos merret parasysh”, tha Peskov. Megjithatë, Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka publikuar shifra zyrtare për viktimat prej disa vitesh. BBC Russian, në bashkëpunim me mediumin e pavarur rus Mediazona, ka krahasuar të dhënat e Rosstat me listën e saj të ushtarëve të vrarë, të identifikuar përmes burimeve të hapura që nga fillimi i pushtimit. Nga ky krahasim është konstatuar përputhje në 90 për qind të rasteve. Ekspertët ushtarakë vlerësojnë se lista e BBC-së, e cila përmban 290 mijë e 12 vdekje të konfirmuara përmes njoftimeve zyrtare, rrjeteve sociale, memorialeve të reja dhe varreve, mund të përfaqësojë vetëm 45 deri në 55 për qind të numrit real të ushtarëve të vrarë. Sipas këtyre vlerësimeve, numri i përgjithshëm i ushtarëve rusë të vrarë në luftën në Ukrainë mund të jetë nga 527 mijë e 295 deri në 644 mijë e 471.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar