Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Përkushtim i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ushtarak Kosovë-Shqipëri

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 14:04
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përkushtim i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ushtarak Kosovë-Shqipëri
Gjeneralmajor Ferdinant Dimo, komandant i Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), së bashku me delegacionin shoqërues, realizoi një vizitë zyrtare dyditore në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Delegacioni i FARSH-së u prit nga Gjeneral brigade Jeton Dreshaj, komandant i KDS-së, së bashku me lidershipin e kësaj komande. FSK-ja njoftoi gjatë vizitës u zhvilluan takime dhe diskutime lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy institucioneve si dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të tij, me theks të veçantë në fushën e edukimit, arsimimit dhe zhvillimit profesional të pjesëtarëve të të dyja forcave. “Vizita shërbeu si mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe identifikimin e mundësive të reja të bashkëpunimit, duke riafirmuar përkushtimin e përbashkët të FSK-së dhe FARSH-së për thellimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale”,thuhet në njoftim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar