Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

SHBA-ja paralajmëron tarifa të reja ndaj BE-së, Kinës dhe partnerëve të tjerë tregtarë

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 14:04
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
SHBA-ja paralajmëron tarifa të reja ndaj BE-së, Kinës dhe partnerëve të tjerë tregtarë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar një sërë tarifash të reja ndaj disa prej partnerëve të tyre më të mëdhenj tregtarë, përcjell Bota sot. Tarifat po vendosen pas një hetimi të zhvilluar në bazë të Seksionit 301, i cili lidhet me kapacitetet e tepërta strukturore dhe prodhimin në sektorët industrialë. Hetimi përfshin Kinën, Bashkimin Evropian, Singaporin, Zvicrën, Indonezinë, Malajzinë, Kamboxhian, Tajlandën, Korenë e Jugut, Vietnamin, Tajvanin, Bangladeshin, Japoninë dhe Indinë. Normat e tarifave do të ndryshojnë në varësi të shtetit dhe produkteve të përfshira. Kina përballet me tarifat më të larta, deri në 40 për qind, e ndjekur nga Vietnami me deri në 35 për qind, ndërsa vendet e tjera do të përballen me tarifa prej 20 ose 25 për qind. Megjithatë, ndikimi i disa prej këtyre tarifave pritet të jetë më i kufizuar, pasi do të zbatohen kufizime maksimale për normat tarifore, në bazë të marrëveshjeve që presidenti amerikan Donald Trump ka arritur më herët me disa prej këtyre vendeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar