Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Kryetari i veteranëve të Kamenicës viziton pjesëtarët e UÇK-së në Hagë - tregon për gjendjen e tyre

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 14:04
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i veteranëve të Kamenicës viziton pjesëtarët e UÇK-së në Hagë - tregon për gjendjen e tyre
Kryetari i veteranëve të UÇK-së në Kamenicë, Milaim Limoni, ka përfunduar sot vizitat te pjesëtarëve e UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë. Përmes një postimi në Facebook, Limoni ka bërë të ditur se vizitat janë zhvilluar më 23, 24 dhe 25 nëntor, duke shprehur gëzimin për gjendjen shëndetësore dhe qëndrueshmërinë e tyre. “Më gëzoi pa masë fakti që i gjeta mirë me shëndet, të fortë dhe të palëkundur, si gjithmonë. Qëndresa, dinjiteti dhe forca e tyre janë frymëzim për të gjithë ne”, kashkruar Limoni. Ai ka veçuar takimin e sotëm me Salih Mustafën, të njohur si komandant Cali, me të cilin ka kaluar 3 orë. “Më habiti dhe më emocionoi qëndrimi i tij, ashtu siç e kam njohur gjithmonë: i fortë, i qetë dhe plot dinjitet. Tri orë që kaluam së bashku m’u dukën si tre minuta”,ka shkruar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar