Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

KQZ-ja merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve në Turqi

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 14:04
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
KQZ-ja merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve në Turqi
Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i përbërë nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi dhe anëtarët Violeta Salihu dhe Yıldıray Bayrami, po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve që po mbahet në Turqi. Forumi organizohet nga Këshilli i Lartë Zgjedhor i Republikës së Turqisë dhe mbledh rreth 60 përfaqësues të institucioneve zgjedhore dhe organizatave të ndryshme nga 25 shtete, përcjell Bota sot. Sipas KQZ-së, qëllimi i këtij aktiviteti është forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në administrimin e zgjedhjeve, si dhe shkëmbimi i njohurive dhe përvojave ndërmjet institucioneve përkatëse. Gjatë dy ditëve të forumit, diskutimet janë përqendruar në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje, bashkëpunimin e institucioneve zgjedhore me mediat dhe publikun, si dhe përdorimin e teknologjisë në proceset zgjedhore. Në kuadër të këtij aktiviteti, delegacioni i KQZ-së ka zhvilluar edhe takime me përfaqësues të institucioneve zgjedhore nga vende të ndryshme, me të cilët ka diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të praktikave më të mira. Po ashtu, përfaqësuesit e KQZ-së janë takuar në një sesion të veçantë edhe me kryetarin e Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, Serdar Mutta.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar