Kronikë
Prezantuesja televizive humb jetën në aksident vetëm pak orë pas ditëlindjes
Reklamë e Sponsorizuar
Prezantuesja televizive, Ada Suleyman, ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në Baku të Azerbajxhanit, vetëm pak orë pasi kishte festuar ditëlindjen e saj të 31-të.
Suleyman, e cila punonte në televizionin ARB TV, po udhëtonte me mikun e saj të afërt, Anar Karimov, kur vetura e tyre u përplas me shpejtësi të madhe në pjesën e pasme të një kamioni.
Aksidenti ndodhi në orët e para të së hënës, më 23 nëntor. Si prezantuesja, ashtu edhe miku i saj, humbën jetën në vendin e ngjarjes.
Sipas raportimeve, Suleyman kishte rezervuar një shofer për t'u kthyer në shtëpi pas festës, por Karimov kishte këmbëngulur që ta ngiste vetë veturën, raporton Daily Star.
Shkaku i aksidentit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ndërkohë, familjarët e Karimovit kanë mohuar pretendimet se ai kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.
Lajmi për vdekjen e saj ka tronditur ndjekësit, të cilët vetëm pak orë më parë i kishin uruar ditëlindjen në rrjetet sociale, ndërsa tani po i shprehin ngushëllime.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: