Politikë
Kurti niset drejt Brukselit për Samitin BE–Ballkani Perëndimor
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Brukselit, ku të mërkurën do të marrë pjesë në Samitin Bashkimi Evropian–Ballkani Perëndimor.
Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
Në Bruksel do të mblidhen liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor.
Në fokus të samitit do të jetë rëndësia strategjike e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe rajonit, si dhe progresi në procesin e integrimit gradual të vendeve aspirante drejt Bashkimit Evropian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: