Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 12:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë
Shefat e misioneve diplomatike të Bashkimit Evropian dhe të shteteve anëtare të tij në Kosovë i janë bashkuar thirrjes për raportimin e dhunës, duke vizituar sot ekspozitën e artistes Zake Prelvukaj, “E djeshmja më tregoi të ardhmen”, në Europe House në Prishtinë. Kjo vizitë shënoi fillimin e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë, të cilin e transmeton Bota sot, bëhet e ditur se gjatë vitit 2026, në Kosovë janë regjistruar tetë raste të femicidit. Ndërkohë, për rastin e fundit dhe funksionimin e mekanizmave për parandalimin e dhunës është nisur një hetim parlamentar. Shefat e misioneve diplomatike përcollën një mesazh të përbashkët, duke kërkuar drejtësi, mbrojtje për të mbijetuarat dhe fund të pandëshkueshmërisë. “Dinjiteti njerëzor, barazia gjinore dhe sundimi i ligjit janë vlerat themelore të BE-së. Si partneri më i fuqishëm i Kosovës, BE-ja do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për arritjen e barazisë gjinore dhe për të siguruar që gratë dhe vajzat të jetojnë pa asnjë formë të dhunës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar