Sport
Vëllaznimi mbyll bashkëpunimin me trajnerin Aleksandar Jonçevski
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i basketbollit Vëllaznimi nga Gjakova ka zyrtarizuar ndarjen e rrugëve me kryetrajnerin nga Maqedonia e Veriut, Aleksandar Jonçevski.
Përmes një njoftimi të lëshuar të mërkurën, drejtuesit e klubit gjakovar bënë të ditur se vendimi për ndërprerjen e bashkëpunimit është marrë në mënyrë konsensuale dhe me marrëveshje të dyanshme.
Drejtuesit e Vëllaznimit kanë shprehur mirënjohjen e tyre për angazhimin dhe kontributin e dhënë nga Jonçevski gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës, duke i uruar njëkohësisht suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: