Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Rriten për 5,4 për qind çmimet e importit në Kosovë

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 12:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Çmimet e produkteve të importuara në Kosovë kanë shënuar rritje mesatare prej 5,4 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). “Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pati rënje për 0.8 % në TM3 2026 krahasuar me TM2 2026. Krahasuar me TM3 2025 çmimet e importit patën një rritje në një mesatare prej 5.4 %” – thuhet në publikimin e ASK. Të dhënat tregojnë për rritje të kostos së mallrave që hyjnë në tregun e Kosovës, gjë që mund të ndikojë edhe në shpenzimet e bizneseve dhe konsumatorëve. Vlen ta theksojmë se në publikimin e ASK-së përmendet se ku kishte ngritje më të mëdha të çmimeve. “Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit 5.9%, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 4.6%, produktet minerale 2.6%, produktet e industrive kimike 2.5%, paisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 1.3%, letra dhe artikujt e saj 0.8%, shtazët e gjalla;produktet e shtazëve 0.7%, produktet bimore 0.6% dhe artikujt ushqimor të përgatitur,pijet dhe duhani 0.3%”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar