Kronikë
Zbardhja e plagosjes në protestë: Erion Vishkulli paraqitet sërish para prokurorëve të Tiranës
Reklamë e Sponsorizuar
Vetëm pak ditë pas kthimit nga Italia, ku iu nënshtrua një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale në sy, Erion Vishkulli është rikthyer sërish në ambientet e Prokurorisë së Tiranës për të dëshmuar mbi rrethanat e ngjarjes.
I riu, i cili pësoi dëmtime të rënda pasi u qëllua me plumb gome në zonën e syrit gjatë zhvillimit të një prej protestave në kryeqytet, pritet të japë sqarimet e tij para organit të akuzës për zbardhjen e plotë të dinamikës.
Lidhur me këtë episod të dhunshëm, institucioni i akuzës ka regjistruar zyrtarisht procedimin penal dhe po vijon hetimet intensive për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.
Kjo është vizita e dytë e Vishkullit brenda kësaj jave në organin e akuzës, pasi ai ishte paraqitur për të njëjtën çështje edhe në datën 25.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: