Botë
Tragjedi në Misisipi: Gjashtë jetë të humbura pas rrëzimit të avionit në det
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në, ku gjashtë persona, mes tyre edhe dy fëmijë, kanë rënë viktimë e rrëzimit të një avioni në brigjet e Misisipit, ngjarje e regjistruar të martën, siç konfirmoi zyrtarisht Roja Bregdetare amerikane.
Sipas platformës së monitorimit të fluturimeve FlightAware, mjeti fluturues i llojit “Cessna 210” ishte nisur nga New Orleans dhe kishte si destinacion përfundimtar qytetin Fort Myers në Florida.
Referuar burimeve mediatike ndërkombëtare, sinjali me avionin u shkëput rreth orës 15:45, ndërsa më pas u konfirmua rënia e tij në ujërat e Gjirit të Meksikës, konkretisht në hapësirën midis Pascagoula-s dhe ishullit Horn.
Zëdhënësi i Rojës Bregdetare, Juan Ros, konfirmoi se skuadrat e zhytësve arritën të nxirrnin nga kabina e mjetit të dëmtuar trupat e pajetë të katër personave të rritur dhe dy fëmijëve të mitur, respektivisht djem të moshës 8 dhe 10 vjeç.
Operacioni i kërkim-shpëtimit zgjati për disa orë me intensitet të lartë, gjatë të cilit ekipet e terrenit kishin konstatuar fillimisht vetëm mbetje të kabinës, një gomone emergjence dhe tre jelekë shpëtimi që notonin mbi sipërfaqen e detit.
Në përfundim të aksionit, koordinatori i operacionit nga Roja Bregdetare, komandanti Trevor Blount, shprehu keqardhjen për këtë epilog tragjik që nuk e kishin dëshiruar, duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e ndërsjellë të agjencive që mundësoi lokalizimin e shpejtë të viktimave dhe informimin e familjarëve të tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: