Kronikë
Skema e trafikut të drogës përmes lëkurëve të kafshëve, SPAK kërkon dënimet për 10 të pandehurit
Reklamë e Sponsorizuar
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur këtë të mërkurë konkluzionet përfundimtare për një rrjet të dyshuar kriminal të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, të cilat fshiheshin brenda lëkurës së gjedhëve. Organi i akuzës ka kërkuar dhënien e dënimeve me burg për të dhjetë personat e përfshirë në këtë dosje, të cilët kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Konkretisht, për të pandehurit Aldi Zonja, Geis Sejfullai, Ismail Abdurahmani, Jose Ramon Zakarias Vasquez dhe Samuel Alfonso Serano, SPAK ka kërkuar nga 14 vite burg, të ulura në 9 vite e 4 muaj për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar. Për Artion Çaushllarin, kërkesa e akuzës është 15 vite heqje lirie, e cila zbritet në 10 vite.
Ndërkohë, për dy të penduarit e drejtësisë, K. Birce dhe H. L. Narvaez, prokuroria kërkoi fillimisht 13 vite burg, të cilat u reduktuan në 8 vite e 8 muaj, ndërsa përfundimisht u kërkuan 4 vite burg. Për të pandehurin Endi Sejdini u kërkua dënimi me 12 vite burg, që me gjykim të shkurtuar bëhet 8 vite, kurse për Baki Huqin u kërkuan 10 vite burg, të zbritura në 6 vite e 8 muaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: