Sport
Ëndrra kuqezi nuk shuhet, Sabah Kerjota tregon synimet pas eksperiencës në Skoci
Reklamë e Sponsorizuar
Sabah Kerjota mbetet i palëkundur në besimin e tij se do të vijë dita kur do të regjistrojë debutimin e multituar me fanellën e Kombëtares shqiptare të futbollit.
Futbollisti shkodran i sulmit ka ndarë detaje nga rrugëtimi i tij në një intervistë të gjatë, duke nisur nga peripecitë në futbollin amator italian e deri te kalimi te Hearts dhe aktivizimi në Ligën e Konferencës, ndërkohë që synimi kryesor mbetet gjithmonë përfaqësuesja kuqezi.
“Nga Shkodra, në Edinburg. Nga Seria D, në Premiership në Skoci”. Ky është përshkrimi që i bëhet rrugës së veçantë të sulmuesit shqiptar drejt majave të karrierës.
“Nuk jam dorëzuar kurrë, e dija që jeta ime mund të ndryshonte nga një moment në tjetrin. Në Skoci jam mirë, gjithçka në rregull, po të mos ishte për të ftohtin”, u shpreh lojtari, i cili u largua nga Shqipëria në moshën 16-vjeçare për t’u vendosur në Itali. Atje ai kaloi nëpër disa skuadra të kategorive të ulëta pa arritur të debutojë kurrë si profesionist, derisa mori ftesën nga klubi skocez Hearts.
“Mund të them vetëm gjëra të bukura për Edinburgun. Gjëja më e bukur? Të luash kundër skuadrave të rëndësishme si Sëlltik apo Rejnxhërs. Kur je futbollist, të hysh në ‘Celtic Park’ apo ‘Ibrox’ është një ëndërr. E njëjta gjë vlen edhe kur luajmë në shtëpinë tonë, në ‘Tynecastle’. Titulli i humbur në fund? Përtej mënyrës se si shkoi, ajo që kam përjetuar është një sezon shumë i bukur”, theksoi Kerjota.
Duke analizuar dallimet e lojës, ai shpjegon se në Skoci ritmi është tejet fizik. Ai vjen nga eksperienca te Sambenedeteze në Serinë D, ku pavarësisht se ndiheshin si Real Madridi për shkak të forcës së grupit, iu a desh të përshtatej shpejt me kërkesat e reja të kampionatit skocez, ku teknika nuk mjaftohet pa një përgatitje të lartë fizike dhe vrapim pa fund, gjë që kërkoi shumë punë në stërvitje.
Pavarësisht kësaj, sulmuesi ushqen dëshirën që në të ardhmen të kthehet në Itali për të luajtur mes profesionistëve, një peng ky i mbetur pa u realizuar më parë.
“Mbetet ai peng, është e vërtetë. Në Itali e nisa nga poshtë që të mund të shkoja te profesionistët. Padyshim, ekziston dëshira që një ditë të kthehem në Itali, është vendi që dua, ku kam të gjithë miqtë e mi. Të luaj në Serinë A do të ishte ëndërr, por sot jam shumë i lumtur këtu te Hearts”, shtoi ai.
Në planin e Kombëtares, edhe pse trajneri e kishte ftuar në grumbullimin e parë për Ligën e Kombeve dhe ai i kaloi të katër ndeshjet në tribunë, Kerjota nuk e humb optimizmin se mundësia e tij do të vijë, ndoshta që në muajin mars.
“Një emocion i papërshkrueshëm, me të vërtetë. Nuk di si ta shpjegoj. Nuk kam debutuar ende, betejën do ta bëj për të shfrytëzuar çdo shans në grumbullimin e radhës. Jam stërvitur me lojtarë të cilët disa muaj më parë i shihja vetëm në televizor”, përfundoi sulmuesi shqiptar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: