Aktuale
Njoftim i rëndësishëm: Mbyllja e përkohshme e shërbimeve konsullore në Ambasadën e Kosovës në Vjenë për festat e fundvitit
Reklamë e Sponsorizuar
Përmes një njoftimi zyrtar, Ambasada e Kosovës në Vjenë ka bërë të ditur se qytetarët do të mund të marrin shërbimet e rregullta konsullore vetëm deri më 23 dhjetor 2026.
Kjo masë vjen si pasojë e zbatimit të procedurave standarde për mbylljen e vitit fiskal.
Gjatë periudhës nga 24 deri më 31 dhjetor nuk do të ketë shërbime të rregullta, ndërsa dyert e Seksionit Konsullor do të qëndrojnë të mbyllura edhe në datat 25 dhjetor 2026, si dhe më 4, 6 dhe 7 janar 2027.
Diplomatët u bëjnë thirrje bashkatdhetarëve dhe bashkëqytetarëve që të planifikojnë më parë dhe të kryejnë dokumentacionin e nevojshëm me kohë. Për situata urgjente dhe raste të jashtëzakonshme, ambasadë ka vënë në dispozicion numrin e kontaktit +43 677 64681903.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: