Aktuale
Zgjerohet rrjeti i fluturimeve nga Prishtina: Wizz Air shton pesë linja të reja drejt Gjermanisë, Suedisë dhe Italisë në dhjetor
Reklamë e Sponsorizuar
Kompania ajrore e njohur, Wizz Air, ka forcuar praninë e saj në Aeroportin e Prishtinës përmes vendosjes së bazës dhe zgjerimit të ndjeshëm të rrjetit të fluturimeve, duke iu përgjigjur kërkesës në rritje të diasporës sonë për lidhje më të shpeshta me atdheun.
Operimet e reja nisën tashmë gjatë muajit nëntor me linjat e përditshme drejt Bazel-Mulhouse nga 16 nëntori, me çmime biletash që nisin nga 39,99 euro, si dhe lidhjen Prishtinë–Karlsruhe/Baden-Baden prej 24,99 eurosh. Po ashtu, më 17 nëntor u inaugurua edhe fluturimi drejt Charleroi, në afërsi të Brukselit.
Planet e kompanisë parashikojnë shtimin e pesë destinacioneve të reja gjatë muajit dhjetor. Më 14 dhjetor do të nisin fluturimet drejt Berlinit dhe Frankfurt-Hahn, ndërsa më 15 dhjetor do të pasojnë Hamburgu dhe Malmöja, për të përfunduar me Triesten më 19 dhjetor. Sipas orarit zyrtar, Berlini do të shërbehet tri herë në javë, Hahn dhe Hamburgu nga katër herë, Malmöja tri herë, kurse Triesti dy herë në javë, ndër linja e fundit do të ketë një pezullim të përkohshëm nga 10 janari deri më 19 mars.
Tarifat e biletave të prezantuara janë promovuese dhe përfaqësojnë çmimet minimale, të cilat mund të variojnë në bazë të periudhës, kërkesës së tregut dhe vendeve të lira. Rezervimet mund të kryhen lehtësisht përmes faqes zyrtare online dhe aplikacionit celular të kompanisë.
Këto linja të reja ajrore vijnë në një moment tejet të përshtatshëm, pikërisht në prag të festave të fundvitit, duke u ofereuar bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, Zvicër, Itali dhe Suedi mundësi më të shumta, komode dhe fleksibile për të udhëtuar drejt Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: