Sport
Vonesat në 'Prishtina 2030': Komiteti Ndërkombëtar thërret KOK-un në një takim urgjent në Athinë
Reklamë e Sponsorizuar
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) për të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm pune, i cili do të zhvillohet më 3 dhe 4 dhjetor në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Në qendër të këtyre bisedimeve do të jenë sfidat dhe ngecjet aktuale në procesin e organizimit të Lojërave Mesdhetare "Prishtina 2030".
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga vetë Komiteti Olimpik i Kosovës, ndërkohë që ky takim vjen në një moment kritik për këtë ngjarje të madhe sportive, e cila po përballet me vonesa në përmbushjen e detyrimeve institucionale dhe organizative.
Me t'u kthyer nga Greqia, krerët e KOK-ut do të paraqesin një raport detajuar para Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, ku do të diskutohen hollësitë e bisedimeve në Athinë dhe do të caktohen hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë.
Pavarësisht sfidave, nga KOK-u kanë përsëritur se mbeten maksimalisht të angazhuar që ky organizim prestigjioz të kurorëzohet me sukses në Kosovë, duke theksuar se arritja e këtij qëllimi kërkon një bashkëpunim dhe përkushtim maksimal nga të gjitha institucionet shtetërore të përfshira në këtë projekt.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: