Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tragjedia në Volos: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që ekzekutoi gruan e tij

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 09:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedia në Volos: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që ekzekutoi gruan e tij
Gjykata e Përzier Penale e Trikalave ka dhënë dënimin maksimal me burgim të përjetshëm për 41-vjeçarin Pandeli Nakoleci, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, 36-vjeçares Marjola Nakoleci, ngjarje kjo e regjistruar në qytetin e Volosit në Greqi. Trupi gjykues mori këtë vendim unanimisht në përfundim të seancës gjyqësore të zhvilluar më 23 nëntor. Përveç dënimit kryesor për jetë, trupi gjykues i shtoi edhe një vit heqje lirie për veprën penale të armëmbajtjes dhe përdorimit të paligjshëm të armës. Gjatë shpalljes së vendimit, gjykata e cilësoi autorin fajtor për vrasje me dashje, e kryer në kushte të qeta psikike. Kështu, trupi gjykues hodhi poshtë çdo pretendim të ngritur nga ana e mbrojtjes se krimi kishte ndodhur nën efektin e një gjendjeje të rënduar emocionale apo se ai kishte përgjegjësi të reduktuar mendore, duke mos i njohur asnjë rrethanë lehtësuese. Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 gusht 2025 në hyrje të pallatit ku banonte familja në Volos, ku 36-vjeçarja Marjola, nënë e katër fëmijëve, u sulmua me një mjet të mprehtë. Ajo pësoi plagë të shumta në trup, ndërsa goditja fatale në zonën e zemrës i mori jetën në vend. Seanca gjyqësore u karakterizua nga një tension i lartë emocional. Të pranishëm në sallë ishin edhe katër fëmijët e çiftit, të moshave 19, 17, 14 dhe 6 vjeç, të cilët ndoqën zhvillimet e procesit nga afër, megjithëse nuk u pyetën si dëshmitarë. Sipas organit të akuzës, provat e administruara gjatë hetimit dhe gjykimit rrëzuan plotësisht pretendimet e Nakolecit për një konflikt të çastit apo për trazirë psikologjike. Gjykata mbështeti plotësisht kërkesën e prokurorisë për ta dënuar atë për vrasje me paramendim në gjendje të vetëdijshme. Në përfundim të procesit, avokatja e familjes së viktimës, Antonia Ballous, e vlerësoi vendimin e gjykatës si një vendosje të drejtësisë për vetë Marjolën, fëmijët e mitur dhe të gjithë familjarët e saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar