Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Fund i papritur për romancën e verës: Julianne Hough dhe Adrian Williams ndahen pak pasi u bënë publike

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 08:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Fund i papritur për romancën e verës: Julianne Hough dhe Adrian Williams ndahen pak pasi u bënë publike
Julianne Hough i ka dhënë fund lidhjes së saj me instruktorin e njohur të platformës Peloton, Adrian Williams, vetëm pak orë pasi raportimet për romancën e tyre pushtuan mediat. Bashkëprezantuesja e emisionit “Dancing with the Stars” ka konfirmuar për TMZ-në se ata kanë pasur një lidhje afatshkurtër, por tashmë rrugët e tyre janë ndarë. Lajmi se 38-vjeçarja dhe 42-vjeçari ishin në një lidhje u bë i ditur fillimisht në fillim të javës, duke u bazuar në burime të afërta me çiftin. Dyshimet u ushqyen edhe nga vetë aktiviteti në rrjetet sociale, pasi Williams kishte publikuar në Instagram Story një fotografi të Hough-ut së bashku me qenin e saj, Sunny, një postim që ajo e kishte rishpërndarë në profilin e saj. Sipas burimeve pranë çiftit, ndarja ka ndodhur papritur. Edhe pse arsyet e prishjes së marrëdhënies mbeten ende të paqarta, ajo erdhi shumë shpejt pasi ata ishin parë bashkë gjatë fundjavës. Dyshja kishte nisur të takohej që gjatë muajve të verës, pasi ishin njohur përmes një miku të përbashkët në qarqet e mirëqenies (wellness). Pavarësisht se u bë publike vonë, lidhja e tyre kishte marrë përmasa serioze. Për të qëndruar pranë saj, Williams udhëtonte rregullisht me avion nga Nju Jorku në Los Anxhelos, për ta vizituar në prapaskenat e setit të “Dancing with the Stars”. Madje, në muajin shtator gjatë ndarjes së çmimeve Emmy 2026, Hough kishte lënë të kuptohej se mund të mos ishte më beqare, duke theksuar se kishte shumë detaje për të ndarë larg syrit të publikut. Adrian Williams, i cili është pjesë e Peloton që nga viti 2020, gëzon popullaritet për seancat e tij të vrapimit në shirit dhe ushtrimeve të forcës. Për sa i përket jetës së saj sentimentale, Julianne Hough nuk kishte pasur asnjë lidhje tjetër publike vitet e fundit, pas divorcit nga ish-bashkëshorti Brooks Laich. Dyshja u kurorëzua në vitin 2017, njoftoi ndarjen në maj të vitit 2020, ndërsa procesi i divorcit u mbyll përfundimisht në shkurt të vitit 2022.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar