Politikë
Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Mblidhen në Tiranë mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga salla ku do të mbahet Konferenca e Dytë e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
Rama shkruan se në këtë Konferencë do të mblidhen mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni. Gjithashtu në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe disa figura të shquara të politikës europiane dhe ekonomistë të mirënjohur.
“MIRËMËNGJES dhe me Tiranën, e cila mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, ku mblidhen mbi 600 investitorë, nga Europa e rajoni, si edhe disa figura të shquara të politikës europiane dhe ekonomistë të mirënjohur po ashtu, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Punimet e konferencës do të fokusohen te inovacioni, financimi i rritjes, infrastruktura digjitale, teknologjitë e pastra, kapitali njerëzor dhe integrimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor me tregun evropian. Gjithashtu është zbardhur agjenda e konferencës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: