Sport
Nis rindërtimi i rrugës “Agron Rrahmani” në Uglar
Reklamë e Sponsorizuar
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka nisur punimet për rindërtimin e 2,8 kilometrave të rrugës që mban emrin e dëshmorit “Agron Rrahmani”. Ky investim i përgjigjet një kërkese të kahershme të banorëve, të cilët përballen çdo ditë me gjendjen e dëmtuar të rrugës.
Në nisjen e punimeve morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, dhe nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti.
Ministria ka hartuar projektin në koordinim me të dyja komunat. Investimi ka vlerë prej 1,3 milionë eurosh, prej të cilave 1,1 milion euro financohen nga Ministria dhe 200 mijë euro nga Komuna e Fushë Kosovës.
Rindërtimi i këtij segmenti do të përmirësojë kushtet e qarkullimit dhe sigurinë për banorët e Uglarit dhe të gjithë ata që e përdorin këtë rrugë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: