Kronikë
Doganieri goditet nga një veturë gjatë kontrollit për mall kontrabandë në Podujevë
Reklamë e Sponsorizuar
Një zyrtar i Doganës së Kosovës është goditur në dorë nga një automjet gjatë një përpjekjeje për kontrollimin e mallrave të dyshuara si kontrabandë në Podujevë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari në vend që të ndalonte, ka tentuar të largohet me automjet, duke goditur në dorë një zyrtar doganor.
Pas incidentit, i dyshuari ka arritur të largohet në drejtim të panjohur.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: