Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

A*rrestohet 18-vjeçari i kërkuar nga Gjykata, dërgohet në vuajtje të dënimit me burgim

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 07:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
A*rrestohet 18-vjeçari i kërkuar nga Gjykata, dërgohet në vuajtje të dënimit me burgim
Një 18-vjeçar është arrestuar në Kaçanik, pasi ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Ferizajt, për vuajtjen e dënimit prej një viti burgim. Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti ka ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 23:30, në rrugën “Arbëria” në Kaçanik, ku njësiti policor ka ndaluar një veturë të tipit “Opel Corsa”. Gjatë verifikimit të personit me inicialet E.B., 18 vjeç, policia ka konstatuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhëresë gjyqësore për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. I riu ka tentuar të largohet, por pas një ndjekjeje prej rreth dy kilometrash, është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik. Pas përfundimit të procedurave dhe kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit me një vit burgim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar