Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Humbën jetën pesë ushtarë turq, KFOR-i shpreh solidaritet me Turqinë

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 07:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Humbën jetën pesë ushtarë turq, KFOR-i shpreh solidaritet me Turqinë
Misioni i KFOR-it, ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik të një helikopteri ushtarak në Eskişehir të Turqisë, ku humbën jetën pesë pjesëtarë të Forcave të Armatosura turke. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, në emër të gjithë personelit të misionit, u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave, si dhe Forcave të Armatosura të Turqisë. “Mendimet tona janë me ta në këtë kohë pikëllimi të thellë”, ka deklaruar Vergori. KFOR-i ka theksuar se qëndron në solidaritet me Turqinë, të cilën e ka cilësuar si aleate të çmuar të NATO-s dhe kontribuuese në misionin në Kosovë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar