Kronikë
KFOR-i shpreh ngushëllime pas aksidentit tragjik në Turqi, ku humbën jetën 5 ushtarakë
Reklamë e Sponsorizuar
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik të një helikopteri ushtarak në Eskişehir të Turqisë, ku humbën jetën 5 pjesëtarë të Forcave të Armatosura turke.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka shprehur solidaritetin me familjet e viktimave dhe Forcat e Armatosura të Turqisë.
“Në emër të të gjithë personelit të KFOR-it, shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet dhe të dashurit e të rënëve, si dhe për Forcat e Armatosura të Turqisë. Mendimet tona janë me ta në këtë kohë pikëllimi të thellë”,ka deklaruar Vergori.
KFOR-i ka theksuar se qëndron në solidaritet me Turqinë, një aleate e çmuar e NATO-s dhe vend kontribuues në misionin paqeruajtës në Kosovë, duke shprehur ngushëllime për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: