Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Më 28 nëntor 2026, në Tiranë, në sheshin “Skënderbeu”, duhet të ndodhë Nëntori i Tretë

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 07:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Më 28 nëntor 2026, në Tiranë, në sheshin “Skënderbeu”, duhet të ndodhë Nëntori i Tretë
Ngjarjet me rëndësi historike ndodhën në tri etapa të rëndësishme, të udhëhequra nga fytyrat më të ngritura kombëtare në kohën dhe momentin historik, në mbrojtje të Shqipërisë dhe trojeve shqiptare të copëtuara nga fuqitë antishqiptare, duke i përfshirë edhe disa shqipfolës të asaj periudhe, mercenarë të armiqve tanë shekullorë, pa i përjashtuar edhe disa nga ata të shekujve XX dhe XXI, nëse nuk u ndërpritet ky trend i tradhtisë, trashëgimi familjare e ngjizur në gjenin e tyre, të njohur nga historia jonë e lavdishme. Historia jonë kombëtare përkujton kohën dhe liderët historikë, që nga koha e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut e deri te lufta e UÇK-së, me në krye Komandantin Legjendar dhe heroin kombëtar Adem Jasharin, i cili u flijua me tërë familjen në luftë kundër hordhive serbo-çetnike, me qëllim dëbimin e shqiptarëve nga atdheu në masë, ndërsa pjesa e mbetur të likuidohej deri në shfarosje, siç ndodhi në Prekaz dhe gjithandej Drenicës së kuqe heroike, si dhe në tërë Republikën e Dardanisë. T'u kthehemi datave historike me rëndësi kombëtare. Më 28 nëntor 1443, i madhi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, për herë të parë, e ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës. Ky ishte Nëntori i Parë. Ndërkaq, Nëntori i Dytë ndodhi 469 vjet më vonë, më 28 nëntor 1912, kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Me këtë rast, duke e ngritur flamurin kombëtar, deklaroi: “Një popull që fle vdes”. Kjo ditë shënon edhe pavarësinë e kombit shqiptar në përgjithësi, aty ku jetojnë shqiptarët, brenda dhe jashtë atdheut. Mërgata e ka rolin e vet historik gjatë gjithë këtyre periudhave, me theks të veçantë në shekullin e fundit. Ajo, përpos ndihmave humanitare dhe mbajtjes gjallë të popullit në vendlindje, me theks të veçantë në Dardani, të okupuar nga Serbia në sytë e Evropës, por edhe të botës, kontribuoi deri te financimi i luftës çlirimtare, e cila e fitoi lirinë falë heronjve dhe martirëve të UÇK-së, të ndihmuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, falë angazhimit me veprimtari lobuese në Washington, D.C., rreth çështjes së pazgjidhur shqiptare, të trashëguar me shekuj, më duhet ta përmend Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me në krye arbëreshin që bëri dhe la histori, Joe Dioguardin, së bashku me Shirley Dioguardin dhe Bordin Ekzekutiv, heronj të lobimit, të cilët çështjen shqiptare, me theks të veçantë atë dardane, e futën në agjendën prioritare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si aleatit, çlirimtarit, gardianit dhe shtetformuesit të Republikës së Dardanisë (Kosovës), duke na nëpërkëmbur e injoruar si një komb më të vjetër në Ballkan, por edhe në Evropë. Nëntori i Dytë ndodhi kur Ismail Qemali, bashkë me Isa Boletinin, pas 583 vjetësh, e ngritën flamurin kombëtar në Vlorë për të dytën herë, më 28 nëntor 1912. Pjesëmarrja e Isa Boletinit, ndonëse arriti me vonesë për arsye të bllokadave nga forcat serbe, të cilat ia zunë pritat, nuk u pengua. Atij, për ta çliruar rrugën, iu desh të luftonte, por asgjë nuk e ndali të merrte pjesë në këtë ngjarje historike gjithëkombëtare, sepse forca të ndryshme të atëhershme donin ta kontestonin dhe pengonin këtë akt historik. Isa Boletini, për t'i shuar ato forca reaksionare, e përdori një “terapi” që vetëm ai e zbatonte në raste të tilla: punën e dorës përmes dajakut, me të cilin i largoi me sukses, për të mos u lajmëruar më kurrë. Isa Boletini, në vitin 1902, e pengoi formimin e konsullatës së huaj në Mitrovicë, kur Porta e Stambollit e kërcënoi se do ta rrafshonte për tokë, duke e larguar nga kontrolli i maleve me luftëtarët e tij. Për ta larguar nga atje, Porta e Lartë e thirri në kryeqytetin e Perandorisë, që të hiqte dorë nga qëndrimi i tij në male dhe të jetonte në pallatet dhe sarajet e Stambollit, duke i ofruar flori dhe grada ushtarake. Ai, duke u ngritur në këmbë me plis të bardhë dhe me dorën mbi kobure, e shtyu floririn mbi tavolinë, duke iu thënë: “Shqipojnat e maleve nuk mbahen peng në kafaz prej ari”. Prandaj, duke i refuzuar ofertat e Portës, Isa u kthye te çetat e veta në malet e Shalës së Bajgorës dhe Mitrovicës. 28 Nëntori është edhe dita e lindjes së heroit legjendar Adem Jashari, i cili vdiq për të jetuar përgjithmonë. Prandaj, çdo 28 nëntor, përveç Ditës së Shpalljes së Pavarësisë, shqiptarët kujtojnë edhe ditën e lindjes së heroit Adem Jashari. Për ta kthyer Shqipërinë në një shtet normal të të gjithë shqiptarëve, më 28 nëntor 2026 duhet të ndodhë Nëntori i Tretë, për ta çliruar definitivisht Shqipërinë nga një udhëheqës i cili e ka katandisur Shqipërinë Amë dhe të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë brenda dhe jashtë trojeve të tyre etnike, si dhe ata në shtetet fqinje, si rezultat i okupimit me dhunë dhe aneksimit të atyre pjesëve me forcë ushtarake, duke i shpallur si pjesë “legale”. Shqiptarët gjithandej rruzullit tokësor janë shpërngulur për shumë arsye, ndër më të rëndat shtypja, mohimi i të drejtave elementare, njerëzore e kombëtare, si element i padurueshëm dhe më i ndjeshëm, kur e përdornin si metodë më efikase për largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre. Më 28 nëntor 2026, demonstratës së studentëve, së cilës pritet t'i bashkëngjiten shqiptarët nga të gjitha trojet etnike dhe Diaspora, duhet t'i bashkohemi për ta detyruar narkodiktatorin dhe tradhtarin më të rrezikshëm të të gjitha periudhave historike kombëtare, Edvin Kristaq Ramën, të largohet nga posti të cilin po e mban prej 13 vjetësh, si dhe nga ato vite të tjera në krye të Bashkësisë së Qytetit të Tiranës. Për ta treguar afërsinë, respektin dhe mercenarizmin e tij ndaj Serbisë, ju kujtohet shumë mirë dhurimi i çelësave të Tiranës çetnikut muzikant Goran Bregoviqit, i cili, në shenjë përkrahjeje të ushtarëve dhe policëve serbë, të cilët torturonin, vrisnin e masakronin civilë të të gjitha moshave e gjinive dhe i digjnin në mënyrë mizore në furrat e shkrimores së Trepçës, u prit në Tiranë. Koncerti i tij në Tiranë ishte i dedikuar kundër UÇK-së, e cila mbronte popullin dhe pragun e shtëpive të të gjithë banorëve, që të mos e lëshonin atdheun deri në pikën e fundit të gjakut. Dhuna sistematike e përdorur ndaj protestuesve paqësorë, me metodat më të vrazhda, nuk mbahet mend as në shtetet me diktatura të kohërave të komunizmit, të cilave u takojnë. Përkushtimi i tij ndaj politikave shfarosëse serbe kundër shqiptarëve të Dardanisë, kundër interesave dardane, si dhe bashkëveprimi i tij me nismat e Vuçiqit (tani i larguar), siç ishte Ballkani i Hapur, që e përgatiti terrenin për formimin e Serbisë së Madhe me primat kryesor në Ballkan, me siguri duke i premtuar këtij se do ta përzgjidhte zëvendës për t'i zbatuar politikat diskriminuese, për ta injoruar Republikën e Dardanisë si shtet sovran dhe për ta shtrirë kufirin me Shqipërinë në lumin Ibër, në veriun e Mitrovicës. Pas rastit të dhunës së kriminelëve serbë ndaj forcave të KFOR-it, qytetarëve dhe mjeteve të informimit, për t'ia hequr Dardanisë nga kontrolli, e shpalli tokë të askujt, në të vërtetë pjesë të Serbisë. Përpilimi i lloj-lloj rezolutave nëpër disa zyra të Evropës, në emër të Dardanisë, pa dijeninë dhe as konsultimin me organet legjitime shtetërore të zgjedhura legalisht, ishte thikë pas shpine për ta favorizuar Serbinë. Unë nuk do t'i përmend të gjitha, sepse opinioni dardan dhe gjithëshqiptar i di fort mirë. Ky, i shpalluri person non grata nga Familja Heroike Jashari, e cila ia bëri me dije se, duke u përqafuar me Vuçiqin, nuk mund t'i shkelë këmba në atë shtëpi, e cila u flijua me tërë familjen 58-anëtarëshe, të të gjitha moshave e gjinive. Refuzimi i miratimit të rezolutës lidhur me gjenocidin serb ndaj popullatës shqiptare dardane, kur të gjitha shtetet që e kanë njohur Dardaninë e kanë gjykuar, është një tjetër çështje që autori e vë në pah. Vetëm shteti shqiptar, me kryeministër serb në Tiranë, sipas gazetarit të Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michel Martens, është më i miri që nga koha e Nikolla Pashiqit, siç kishte deklaruar ai. Prandaj, tubimit historik më 28 nëntor 2026 në Tiranë duhet t'i bashkohen shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe Diaspora, për ta shënuar edhe një datë historike: Nëntorin e Tretë të çlirimit të Shqipërisë nga kthetrat e hajdutëve kriminalë, mafiozë e tradhtarë, nga të cilët kombi shqiptar, si pjesë dhe tërësi e shtetit amë, Shqipërisë, nuk do të heqë dorë nga synimet për të sjellë në pushtet liderin e zgjedhur sipas vullnetit të tij, përmes një Qeverie të Përkohshme Tranzitore. Prandaj, populli dardan e ka për obligim t'i dalë zot shtetit të tij shqiptar, ashtu siç veproi heroi kombëtar Isa Boletini në emër të shqiptarëve të Dardanisë, në Nëntorin e Dytë historik, më 1912. Në këto tubime historike të organizuara nga rinia shqiptare, nuk duhet të lejohet pjesëmarrja e individëve me ngjyrime politike, derisa Qeveria Tranzitore t'i shpallë zgjedhjet e reja demokratike parlamentare, ku çdo individ mund të vendosë se në çfarë cilësie do të kandidojë: si parti politike, shoqatë apo shoqëri kulturo-artistike, për të marrë pjesë me të drejtë në zgjedhjet e reja shtetërore. E përkrah nismën e Diasporës për formimin e Partisë së Diasporës (që të mos keqkuptohem kur është fjala për partitë politike, sepse kjo është hera e parë), në zgjedhjet si formë e parë e organizimit politik në interes të shtetit amë jashtë atdheut, i rrezikuar nga njerëz të shitur, duke e rrezikuar tërësinë territoriale nga greku e serbi dhe aleatët e tyre, të cilët hapur po e kërcënojnë botën me përdorimin e kokave bërthamore. Marrëveshjet e fshehta për dhënien në shfrytëzim pa vendimin e organeve demokratike dhe pas shpinës së popullit janë dukuri për përfitime personale e jo për përfitime shtetërore e qytetare. E shfrytëzoj rastin që të gjithë shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike, brenda dhe jashtë atdheut dhe në Diasporë, t'ua uroj 114-vjetorin e Pavarësisë së Dytë të Shqipërisë, më 1912, dhe Pavarësisë së Tretë, më 28 nëntor 2026. P.S. Autori është publicist dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane prej më shumë se tri dekadash.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar