Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Siguria në Kosovë dhe optimizimi i KFOR-it, Vergori takon ambasadorin slloven

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 07:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Siguria në Kosovë dhe optimizimi i KFOR-it, Vergori takon ambasadorin slloven
Gjendja aktuale e sigurisë në Kosovë dhe procesi i optimizimit të KFOR-it ishin në fokus të takimit ndërmjet komandantit të këtij misioni, gjeneralmajor Roberto Vergori, dhe ambasadorit të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj. Takimi është zhvilluar në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë. Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar edhe për kontributin e misionit në ruajtjen e stabilitetit rajonal. Gjeneralmajor Vergori ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj KFOR-it dhe rolin e rëndësishëm të Forcave të Armatosura sllovene në kuadër të këtij misioni. Ai ka vlerësuar kontributin e trupave sllovene në përpjekjet për ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë, si dhe në forcimin e stabilitetit në rajon. Në njoftimin e KFOR-it nuk janë dhënë hollësi të tjera lidhur me procesin e optimizimit të misionit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar