Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

“Shumë shpejtë lajmi për stadiumin nacional” – Çfarë po paralajmërohet?

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 07:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Shumë shpejtë lajmi për stadiumin nacional” – Çfarë po paralajmërohet?
Çështja e ndërtimit të stadiumit të ri në Prishtinë, i cili do t’i shërbente edhe Kombëtares së Kosovës, është rikthyer në fokus pas vizitës dyditore të përfaqësuesve të lartë të UEFA-s në Kosovë. Pas takimit me ministrin e Sportit, Blerim Gashani, dhe vizitës në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali dhe stadiumin “Fadil Vokrri”, delegacioni i UEFA-s, i përbërë nga Petr Fousek dhe Thierry Favre, ka zhvilluar edhe një takim me kryetarin e Kryeqytetit, Përparim Rama. Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Sportit në Prishtinë, Granit Geci, si dhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, takim në të cilin, siç bën të ditur Federata e Furtbollit të Kosovës, u diskutua për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit dhe Kombëtares, mbështetjen e UEFA-s për realizimin e projektit, si dhe mundësinë që Prishtina të jetë nikoqire e ngjarjeve të rëndësishme të futbollit evropian, përfshirë finalet e garave të UEFA-s. Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimit mes FFK-së, Komunës së Prishtinës dhe UEFA-s për realizimin e këtij projekti strategjik. Një stadium modern, që përmbush standardet më të larta të UEFA-s, do të krijonte mundësi të reja për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare të futbollit në kryeqytet. Ndërkohë, ministri i Sportit, Blerim Gashani, gjithnjë sipas FFK-së,gjatë takimit me delegacionin e UEFA-s ka bërë të ditur se, krahas vazhdimit të punimeve në stadiumet ku aktualisht po punohet, shumë shpejt do të dëgjohet lajmi për fillimin e ndërtimit të stadiumit nacional.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar