Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Komandanti i KFOR-it takohet me ambasadorin slloven, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 07:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Komandanti i KFOR-it takohet me ambasadorin slloven, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj. Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi është mbajtur në shtabin e misionit, në Kampin Film City në Prishtinë, ku është diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, procesin e optimizimit të KFOR-it dhe kontributin e misionit në ruajtjen e stabilitetit rajonal. Gjatë takimit, Vergori ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj KFOR-it, si dhe për kontributin e Forcave të Armatosura Sllovene në kuadër të misionit. Sipas KFOR-it, ky kontribut është i rëndësishëm në përpjekjet për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë në Kosovë, si dhe për të mbështetur stabilitetin në rajonin më të gjerë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar