Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, Kosova renditet ndër vendet më të ndotura në botë

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 07:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, Kosova renditet ndër vendet më të ndotura në botë
Rënia e temperaturave ka sjellë rikthimin e ndotjes së ajrit në Prishtinë, ku vlerat e grimcave të dëmshme në atmosferë kanë arritur nivele shqetësuese për shëndetin e qytetarëve. Sipas të dhënave të fundit të platformës “IQAir”, Kosova mbrëmë është renditur në vendin e 29-të në botë për nga ndotja e ajrit. Ndërkohë, përqendrimi i grimcave të dëmshme PM në Prishtinë ka arritur në 79 njësi, nivel që konsiderohet i pashëndetshëm dhe që mund të paraqesë rrezik për shëndetin, veçanërisht për grupet më të ndjeshme të popullsisë. Në renditjen globale të qyteteve me ajrin më të ndotur, prin kryeqyteti i Pakistanit, Lahori, ndërsa Tokio e Japonisë renditet ndër qytetet me ajrin më të pastër në botë. Ndotja e ajrit nuk është gjithmonë e dukshme, por një ndër shqetësimet kryesore përbëjnë grimcat e imëta të pezulluara në atmosferë, të njohura si PM10 dhe PM2.5. Grimcat PM10 kanë diametër deri në 10 mikrometra, ndërsa PM2.5 janë edhe më të vogla dhe për këtë arsye mund të depërtojnë më thellë në organizëm. Derisa PM10 mund të hyjnë në sistemin e frymëmarrjes, PM2.5 arrijnë deri në pjesët më të thella të mushkërive dhe mund të kalojnë edhe në qarkullimin e gjakut. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këtyre grimcave lidhet me rritjen e rrezikut për sëmundje të sistemit të frymëmarrjes, probleme kardiovaskulare dhe vdekje të parakohshme. Sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përqendrimi mesatar vjetor i grimcave PM2.5 nuk duhet të kalojë pesë mikrogramë për metër kub ajër, ndërsa për PM10 kufiri i rekomanduar është 15 mikrogramë për metër kub.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar