Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Huthët godasin për herë të dytë ndërtesën më të lartë të Riadit

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 07:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Huthët godasin për herë të dytë ndërtesën më të lartë të Riadit
Rebelët Huthi të Jemenit goditën sot rrokaqiellin më të lartë në Riad të Arabisë Saudite për herë të dytë brenda një jave, duke plagosur të paktën 11 persona, thanë autoritetet saudite. Shërbimi i Mbrojtjes Civile të mbretërisë konfirmoi numrin e të plagosurve dhe publikoi një foto të rrokaqiellit ikonik, ku ndodhet fondi shtetëror i investimeve, duke treguar dëmet në fasadën e ndërtesës. I njëjti rrokaqiell u shënjestrua nga Houthi-t të enjten e kaluar , duke shkaktuar dëme materiale, por pa të lënduar. Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit kundër rebelëve Huthi, njoftoi më herët sot se një rrokaqiell në qendrën financiare të Riadit ishte cak i një “sulmi terrorist”. Rebelët pro-iranianë Huthi – të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit perëndimor, përfshirë kryeqytetin Sanaa – ndërmarrin sulme pothuajse të përditshme kundër Arabisë Saudite, duke synuar aeroportet, objektet e naftës dhe ndërtesat e zyrave. Përshkallëzimi i sulmeve ka çuar në anulimin e shumë fluturimeve ndërkombëtare për në Riad, ndërsa i ka detyruar autoritetet saudite të shtyjnë Kupën Aziatike të këtij viti (Kupa Aziatike AFC) për në dhjetor 2027.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar