Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tomë Gashi kërkon shkarkimin e prokurorit Blerim Igrishta

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 07:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tomë Gashi kërkon shkarkimin e prokurorit Blerim Igrishta
Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se së bashku me klientin e tij, Hashim Miftari, do të dorëzojnë kërkesë në Këshillin Prokurorial të Kosovës për inicimin e procedurës së shkarkimit të prokurorit Blerim Igrishta. Sipas Gashit, kërkesa lidhet me ndalimin prej 48 orësh të klientit të tij, pasi lopa e këtij të fundit kishte hyrë në oborrin e Gjykatës në Graçanicë. Gashi pretendon se prokurori ka kryer disa vepra penale dhe ka bërë të ditur se kërkesa do t’i dorëzohet kryetarit dhe anëtarëve të KPK-së. Kërkohet shkarkimi i prokurorit Blerim Igrishta Sot me 25.11.26 ne ora 11 :00 së bashku me klientin tim z.Hashim Miftari, në Këshillin Prokurorial të Kosovës, do të dorëzojmë kërkesë për iniciimin e procedurës së shkarkimit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë -Blerim Igrishta. Ky prokuror, klientit tim z.Miftari i caktoj masën e ndalimit për 48 orë si person i arrestuar, për shkak se lopa e tij kishte hyre në oborrin e Gjykatës në Graçanicë. Ne konsiderojmë se me veprimet e tij, prokurori Blerim Igrishta, ka kryer disa vepra penale dhe kërkesa për shkarkimin e tij nga pozita e prokurorit do ti dërgohet kryetarit të Keshilit Prokurorial të Kosovës z. Arain Gashi dhe të gjith anëtarëve të KPK-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar