Kronikë
“Nuk u vranë për mexha e as për pasuri”, Besa Gaxherri me deklaratë të fortë për vrasjet politike
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka deklaruar se askush nuk mund t’ua mbyllë gojën atyre që kërkojnë zbardhjen e vrasjeve politike të pasluftës.
Në një emision televiziv, Gaxherri tha se zyrtarët e LDK-së nuk janë vrarë për interesa biznesi apo pasuri, por për Kosovën.
Ajo theksoi se këto vrasje duhet të përmenden dhe të kërkohet drejtësi për to, duke kundërshtuar reagimet ndaj familjarëve të viktimave.
“Qëndrimi, puna jonë në politik, e gjithë politikanëve duhet të jetë, Kosova. E natyrisht që politika bëhet përmes një subjekti politik, këtë rast është, LDK që unë jam shumë krenare me subjektin tim, me bazamentin e saj, me ideatorin e saj, me punën e saj dhe me punën time në këtë subjekt politik, pa dasht me i marrë në mbrojtje askënd, kush është sot ose kush ka qenë dje. Por po, duhet t'i përgëzojmë momentet dhe, edhe ne kemi luftu e luftojmë dhe askush nuk mundet me na mbyll gojën me kërku zbardhjen e vrasjeve politike. Askush, kurrë.
Unë kam me i përmend atëherë kur mund mendoj se duhet me i përmend, sepse ato vetë janë vrasje politike. Nuk janë vra ata për megja, as për biznes, as për ato vrasjet që ndodhën pas luftës me kush me grabit kujt pasurinë e Kosovës pas luftës, jo. Zyrtarët e LDK-së nuk janë vra për këto gjëra. Dhe prandaj nuk është arsyeshme me marrë me reagu familjarët e tyre që janë vra për familja ata. Ata janë vra për Kosovën edhe për juve që i hapni këto tema në studio e ka mesin e juaj që janë paskrupull e s’din me zgjedh, jo s'sdin, din fort mirë, po s'dojnë me zgjedh fjalorin që e meritojnë ata njerëz. Ata janë vra për Kosovën...”,tha mes tjerash Gaxherri.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: