Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Mourinho: Dhoma e zhveshjes është si Las Vegasi, ajo që ndodh aty, mbetet aty

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 23:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mourinho: Dhoma e zhveshjes është si Las Vegasi, ajo që ndodh aty, mbetet aty
Trajneri i Real Madridit, José Mourinho, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e dytë ndaj PSV-së, duke veçuar ndikimin e Jude Bellinghamit në përmbysjen e rezultatit. Portugezi foli edhe për bisedën me futbollistët gjatë pushimit, duke theksuar se ajo që ndodh në dhomën e zhveshjes duhet të mbetet aty. Reali triumfoi me rezultat 5:1 ndaj PSV-së në Ligën e Kampionëve, pas një pjese të parë zhgënjyese, në të cilën skuadra holandeze kishte treguar lojë shumë të mirë. Trajneri madrilen nuk i kurseu elozhet për mesfushorin anglez, i cili pati ndikim vendimtar pas hyrjes në lojë. “Bellingham zhvilloi një ndeshje absolutisht fantastike. Ai e ndryshoi rrjedhën e lojës, shënoi një gol të jashtëzakonshëm dhe i dha skuadrës atë që i mungonte në pjesën e parë Kam menduar se mund të fitonim edhe pa të dhe jam përpjekur ta ruaj sa më shumë, por prania e tij në stol ishte vendimtare”, deklaroi Mourinho për “Movistar”. Biseda në dhomën e zhveshjes mbetet sekret I pyetur për atë që u tha gjatë pushimit, Mourinho u përgjigj me humor, duke përdorur një krahasim të njohur. “Dhoma e zhveshjes është si Las Vegasi: ajo që ndodh në Las Vegas, mbetet në Las Vegas. Kemi biseduar, jemi miq dhe kemi folur”, ushpreh trajneri portugez. Ai shpjegoi se skuadra kishte ndryshuar dukshëm qëndrimin në pjesën e dytë, duke ushtruar presion më të lartë dhe duke fituar më shumë duele individuale. “Në pjesën e parë nuk gjetëm ritmin, nuk ushtruam presion dhe nuk fituam duelet individuale. Në pjesën e dytë presuam lart dhe mbajtëm vijën mbrojtëse shumë përpara. PSV-ja pothuajse nuk arriti më të dilte nga gjysmëfusha e vet me topin nën kontroll”, theksoi ai. Mourinho: Bellingham është mesfushori më i mirë në botë Në konferencën për shtyp, Mourinho e vlerësoi edhe më shumë yllin anglez, duke kritikuar faktin se ai nuk ishte përfshirë në dhjetëshen e parë të garës për Topin e Artë. “Për mua, ai është futbollisti më i mirë në botë në mesfushë. Mund të luajë si numër 10, por edhe si numër 8. Ka gjithçka: vizionin e lojës, inteligjencën taktike dhe cilësitë e nevojshme. Është skandaloze që nuk ishte në dhjetëshen e parë të Topit të Artë”,deklaroi Mourinho. Trajneri pranoi se nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në 45 minutat e para dhe se kishte analizuarme stafin teknik disa situata për t'ua treguar futbollistëve gjatë pushimit. “E pashë pjesën e parë dhe ishte shumë e dobët. Së bashku me analistët gjetëm tri ose katër pamje që tregonin gabimet tona. Një pamje vlen sa një mijë fjalë dhe kështu ishte shumë më e lehtë për futbollistët të kuptonin se çfarë po bënin gabim”, shpjegoi ai. Në fund, Mourinho theksoi se Bellingham është një lider i natyrshëm, i cili kërkon shumë nga vetja dhe i motivon edhe bashkëlojtarët.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar