Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Sinani: Nëntori, kujtesë e historisë dhe përgjegjësi për të ardhmen kombëtare

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 22:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sinani: Nëntori, kujtesë e historisë dhe përgjegjësi për të ardhmen kombëtare
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 82-vjetorit të Çlirimit. Përmes një postimi, Sinani ka theksuar rëndësinë e festave të nëntorit për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke vënë në pah jo vetëm dimensionin festiv, por edhe kujtesën historike dhe përgjegjësinë për të ardhmen kombëtare. Ajo ka shprehur mirënjohje për ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, për ftesën dhe mikpritjen. “Për ne, shqiptarët e Luginës së Preshevës, nëntori nuk është vetëm festë, por edhe kujtesë e historisë dhe përgjegjësi për të ardhmen tonë kombëtare”, ka shkruar Sinani. Në fund, ajo ka uruar festat e nëntorit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar