Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Mobilizim në KEK për rikthimin e bllokut B1, punëtorët vazhdojnë angazhimin edhe në orët e vona

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 22:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mobilizim në KEK për rikthimin e bllokut B1, punëtorët vazhdojnë angazhimin edhe në orët e vona
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka publikuar pamje nga angazhimi i punëtorëve për rikthimin në operim të bllokut B1 të Termocentralit Kosova B. Përmes një videoje, sindikata ka vënë në pah mobilizimin dhe përkushtimin e punëtorëve, të cilët po vazhdojnë punën edhe në orët e vona, me synimin që blloku B1 të rikthehet sa më parë në funksion. Si shembull të këtij angazhimi, Sindikata e Re e KEK-ut ka veçuar Elbasan Nebihin, saldues në Termocentralin Kosova B dhe sindikalist, i cili, sipas tyre, po vazhdon të kontribuojë në këtë proces me profesionalizëm dhe përgjegjësi. Në mbishkrimin e videos, sindikata ka vlerësuar punën e punëtorëve, duke theksuar se ata, pavarësisht lodhjes dhe sfidave, po japin maksimumin për KEK-un dhe sigurinë energjetike të vendit. “KEK-u është shtëpia jonë, ndërsa punëtorët janë shtylla e saj!”, thuhet në reagimin e sindikatës, e cila ka shprehur krenari dhe mirënjohje për të gjithë punëtorët e angazhuar në rikthimin e bllokut B1 në operim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar