Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Lajm i shumëpritur: Rikthehet “Familja Moderne”

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 22:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Lajm i shumëpritur: Rikthehet “Familja Moderne”
Publikuar më: Seriali i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, “Familja Moderne”, do të rikthehet në ekranet televizive, kësaj radhe me cilësi të përmirësuar të pamjes, në formatin HD. Lajmin e ka bërë të ditur Radio Televizioni i Kosovës (RTK), përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku ka konfirmuar ritransmetimin e serialit që për vite me radhë ishte pjesë e përditshmërisë së shumë familjeve shqiptare. “Ju mungonte? Edhe neve. Familja Moderne kthehet në RTK, tani në HD. Të njëjtat qeshje, më shumë pikselë”, thuhet në njoftimin e televizionit publik. Me personazhet karakteristike, batutat dhe situatat humoristike, “Familja Moderne” mbetet një prej serialeve më të njohura të prodhuara në Kosovë, i cili vazhdon të kujtohet me nostalgji nga publiku. Rikthimi i tij pritet t’u japë mundësi shikuesve të rikthejnë kujtimet nga episodet e dikurshme, ndërsa gjeneratat e reja do të kenë rastin ta njohin këtë prodhim televiziv. Sipas njoftimit të RTK-së, seriali do të transmetohet çdo të diel, duke filluar nga ora 20:05.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar