Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Tirana mirëpriti Forumin e WB6 për Promovimin e Investimeve

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 21:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tirana mirëpriti Forumin e WB6 për Promovimin e Investimeve
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) organizoi në Tiranë Forumin e WB6 për Promovimin e Investimeve, me temë “Investing in the Western Balkans: Opportunities, Trends and Competitiveness”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të agjencive të promovimit të investimeve nga gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, partnerëve evropianë, trupit diplomatik dhe institucioneve ndërkombëtare. Forumi u zhvillua me mbështetjen e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Në fjalën hapëse, Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro, theksoi se investitorët nuk investojnë thjesht në potencial, por në besimin se ai mund të kthehet në rezultate konkrete. Kontributet e Zëvendësministrave Olta Manjani dhe Enkelejd Musabelliu, si dhe prezantimi i Dr. Ricardo Giucci nga German Economic Team, sollën në diskutim zhvillimin ekonomik, mjedisin e investimeve dhe tendencat globale të investimeve të huaja direkte. Diskutimet u përqendruan te konkurrueshmëria rajonale, integrimi në zinxhirët evropianë të vlerës, shërbimet pas investimit dhe potenciali i sektorëve si energjia e rinovueshme, infrastruktura, TIK-u, turizmi i qëndrueshëm dhe bujqësia moderne. Një rajon. Gjashtë vende. Një vizion i përbashkët./tvklan.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar