Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Cristiano Ronaldo nuk ndalet së shënuari, vetëm 13 gola larg shifrës historike prej 1.000 golash

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 19:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Cristiano Ronaldo nuk ndalet së shënuari, vetëm 13 gola larg shifrës historike prej 1.000 golash
Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Ylli portugez ka realizuar golin e 987-të në karrierën e tij, duke iu afruar gjithnjë e më shumë shifrës historike prej 1.000 golash. Tashmë, sulmuesit portugez i nevojiten vetëm edhe 13 gola për të arritur këtë rekord të jashtëzakonshëm. Ronaldo shënoi në ndeshjen ndërmjet Al-Nassr dhe Al-Sadd, e vlefshme për fazën e ligës së Ligës së Kampionëve të Azisë. Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë, 1:1. Kapiteni i Al-Nassr realizoi nga pika e bardhë në minutën e 13-të, duke regjistruar kështu golin e tij të 987-të në karrierë. Me një fitore në këtë përballje, Al-Nassr do të arrinte në kuotën e nëntë pikëve, pas katër ndeshjeve të zhvilluara në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar