Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Fabrizio Romano konfirmon lajmin e madh: Man United synon tri përforcime në janar

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 19:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Fabrizio Romano konfirmon lajmin e madh: Man United synon tri përforcime në janar
Manchester United pritet të bëjë dy ose tri përforcime në afatin kalimtar të janarit, me një sulmues dhe përforcime në repartin defensiv që janë ndër prioritetet kryesore të klubit, sipas Fabrizio Romanos. “Djajtë e Kuq” pritet të nisin diskutimet për strategjinë e transferimeve pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve ndaj Sportingut, ku në këto bisedime do të përfshihet edhe trajneri Mauricio Pochettino. Drejtuesit e klubit synojnë të përcaktojnë se çfarë mund të bëjnë në afatin kalimtar të janarit, duke marrë parasysh buxhetin e tyre dhe mundësitë financiare. United tashmë e di shumën që mund ta shpenzojë dhe nuk pritet të bëjë investime të tepruara, ndërsa planet mund të ndikohen edhe nga largimet e mundshme dhe ofertat që do të vijnë për futbollistët e skuadrës. Një sulmues i ri është ndër prioritetet e Pochettinos, ndërsa situata e Joshua Zirkzee pritet të jetë një prej çështjeve që do të shqyrtohet pas ndryshimit në stolin e trajnerit. Përveç repartit ofensiv, Manchester United po planifikon edhe përforcimin e mbrojtjes. Një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës i majtë janë në mesin e objektivave, megjithëse klubi mund të vendosë të transferojë vetëm njërin prej tyre, varësisht nga mundësitë që do të paraqiten dhe çmimet e kërkuara. “Manchester United pritet të lëvizë në treg. Unë do të prisja dy ose tri transferime, varësisht sërish nga buxheti dhe financat”, ka deklaruar Fabrizio Romano. Numri përfundimtar i përforcimeve mund të varet edhe nga futbollistët që do të largohen nga Old Trafford, si dhe nga ofertat që do të mbërrijnë për lojtarët të cilët nuk konsiderohen të paprekshëm në skuadër.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar