Aktuale
Bekim Jashari merr pjesë në pritjen për 28 Nëntorin: Kemi histori, rrënjë dhe amanete të përbashkëta
Reklamë e Sponsorizuar
Djali i heroit Hamëz Jashari, Bekim Jashari. dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë aktivitet, Jashari ishte i shoqëruar nga motra e tij, Besarta, ndërsa ka bërë të ditur se në pritje mori pjesë me ftesë të ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka theksuar lidhjet e përbashkëta historike, kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
“Kemi histori, rrënjë dhe amanete të përbashkëta, të cilat na obligojnë të punojmë së bashku për t’i jetësuar”, ka shkruar Jashari.
Ai ka uruar të gjithë shqiptarët anembanë botës për Festat e Nëntorit, transmeton Bota sot.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: