Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 19:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë për nesër në Prishtinë, duke kërkuar veprime konkrete institucionale për parandalimin e vrasjes së grave. Protesta, me moton “Kundër vrasjes së grave – Femicidi është urgjencë kombëtare!”, do të nisë në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, transmeton KosovaPress. Përmes kësaj proteste, RrGK kërkon ndryshimin e Kodit Penal dhe përcaktimin e femicidit si vepër penale të veçantë, krijimin e mekanizmit “Femicide Watch” për monitorimin dhe analizimin e rasteve, si dhe sigurimin e buxhetit të qëndrueshëm për strehimoret dhe shërbimet e specializuara për mbrojtjen e grave. Organizata ka theksuar se vrasjet e grave shpesh paraprihen nga kërcënimet, përndjekja, kontrolli dhe forma të tjera të dhunës, duke kërkuar që institucionet t’i trajtojnë me seriozitet raportimet dhe kërkesat për ndihmë. Ndër kërkesat e tjera janë zbatimi i plotë i legjislacionit, koordinimi më i mirë ndërinstitucional, vlerësimi i rrezikut dhe llogaridhënia e institucioneve përgjegjëse. Sipas RrGK-së, përgjegjësia për parandalimin e dhunës nuk duhet të bjerë mbi gratë që kërkojnë ndihmë, por mbi institucionet që kanë për detyrë t’i mbrojnë ato. Organizata ka theksuar se deklaratat dhe premtimet pas çdo vrasjeje nuk janë të mjaftueshme, duke kërkuar ndryshime konkrete ligjore dhe institucionale. Protesta organizohet më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Ndryshe, Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar