Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Shpallen fajtorë dy kryesues komisionesh pasi falsifikuan mbi 2 mijë vota në Gjakovë

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 18:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Shpallen fajtorë dy kryesues komisionesh pasi falsifikuan mbi 2 mijë vota në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur fajtorë dy persona, për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”. Pas pranimit të fajësisë, gjykatësi Samedin Cena i ka shpallur fajtorë të dy të pandehurit, duke i dënuar secilin me nga 3 mijë euro gjobë, të cilën duhet ta paguajnë brenda 30 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit. “I pandehuri A.M. akuzohet se ‘… nga data 29.12.2025 deri më datë 01.01.2026, në Qendrën Komunale të Numërimit, e vendosur në palestrën e sporteve ‘Shani Nushi’ në Gjakovë, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më datë 28.12.2025 në Republikën e Kosovës, në cilësinë e kryesuesit të komisionit për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, në nëntë (9) komisione për numërimin e votave, me dashje shton dhe heq votat e kandidatëve për deputetë, në atë mënyrë që…, duke u shtuar kandidatëve për deputetë 428 vota, si dhe duke u hequr kandidatëve për deputetë 682 vota, në total ka keqpërdorur 1 110 vota, me të cilat veprime falsifikon votën’. Ndërsa, i pandehuri D.K., në kohën dhe vendin e njëjtë, ‘… në cilësinë e kryesuesit të komisionit për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, në gjashtë (6) komisione për numërimin e votave, me dashje shton dhe heq votat e kandidatëve për deputetë, në atë mënyrë që…, duke u shtuar kandidatëve për deputetë 422 vota, si dhe duke u hequr kandidatëve për deputetë 491 vota, në total ka keqpërdorur 913 vota, me të cilat veprime falsifikon votën”, thuhet në komunikatën zyrtare të Gjykatës Themelore në Gjakovë. Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga pranimi i aktgjykimit në formë të shkruar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar