Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Ish-kapiteni këshillon Romën

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 18:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-kapiteni këshillon Romën
Në prag të përballjes mes PSG-së dhe Romës, ish-kapiteni i verdhekuqve, por edhe ish-lojtar i PSG-së për një sezon, Alessandro Florenzi, mendon se nëse kryeqytetasit duan të fitojnë titullin në Serie A, duhet të heqin dorënga Champions League. Florenzi i referohet këtu titullit që fitoi Milan në sezonin 2022. “Mendoj se shumëçka varet nga Champions League. Mund të më quani të çmendur, por nëse Roma do të eliminohej nga ky kompeticion në janar, nuk do të zhgënjehesha shumë. E them këtë sepse e kam përjetuar vetë: te Milani, ne e fituam titullin pikërisht sepse u eliminuam nga Champions League. Është një kompeticion që të lodh shumë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht, për shkak të stresit dhe udhëtimeve. Eliminimi nuk është kurrë diçka e këndshme, por nëse atë energji e kanalizon më pas në kampionat, kjo të ndihmon”,tha Florenzi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar