Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Vitia takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit në shëndetësi

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 18:24
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ku kanë diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në sektorin e shëndetësisë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ministri Vitia prezantoi prioritetet e ministrisë, ndërsa biseda u përqendrua te mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në trajnimin e profesionistëve shëndetësorë dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve shëndetësore. “Pjesë e diskutimit ishte edhe marrëveshja ndërmjet organizatës gjermane GIZ dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, e cila parasheh mbështetje për modernizimin e sistemit shëndetësor të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar