Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Riola Xhemaili i bashkohet Kombëtares së Zvicrës

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Riola Xhemaili i bashkohet Kombëtares së Zvicrës
Futbollistja shqiptare, Riola Xhemaili, i është bashkuar Kombëtares së Zvicrës për ndeshjet e ardhshme të “play-off”-it të Botërorit ndaj Austrisë. Lajmi është bërë i ditur nga mediumi zviceran “Blick”, i cili ka raportuar për grumbullimin e futbollisteve të Zvicrës në Bernë. “Yjet e Kombëtares janë bashkuar: Lia Walti, Alisha Lehmann dhe futbollistet e tjera u grumbulluan të martën në Bernë, për një mision shumë të rëndësishëm. Më 1 dhe 5 dhjetor, Zvicra do të përballet me Austrinë në ndeshjet e “play-off”-it për një vend në fazën finale të Kampionatit Botëror që do të zhvillohet verën e ardhshme”,shkruan media zvicerane “Blick”. “Pjesëmarrja në fazën finale është gjithmonë e rëndësishme. Futbollistet duhet të kenë mundësinë të prezantohen edhe në arenën ndërkombëtare. Dukshmëria ndikon në të gjitha projektet tona – duam ta shfrytëzojmë vrullin e krijuar nga Kampionati Evropian që organizuam në shtëpi”, deklaroi Marion Daube, drejtoreshë e futbollit të femrave në Federatën Zvicerane të Futbollit (SFV).
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar