Politikë
Kurti: 1.32 milionë euro për rehabilitimin e rrugës së Uglarit dhe lehtësimin e trafikut
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka nisur projekti për rehabilitimin e rrugës së Uglarit, përkatësisht segmentit që mban emrin e dëshmorit të kombit, Agron Rrahmani.
Kurti ka njoftuar se në nisjen e projektit, në vlerë prej 1.32 milionë euro, ishte bashkë me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, kryetarin e Fushë Kosovës, Valon Prebreza, dhe nënkryetarin e Graçanicës, Leutrim Ajeti.
Rruga ka gjatësi prej 2.8 kilometrash dhe, sipas Kurtit, përveç rëndësisë për banorët e fshatit Uglar dhe qytetarët e dy komunave, do të shërbejë edhe si alternativë për lehtësimin e qarkullimit dhe shkarkimin e trafikut drejt dhe nga Prishtina.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: