Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Tifozët e Lazios rikthehen në “Olimpico”

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 15:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tifozët e Lazios rikthehen në “Olimpico”
Tifozët e organizuar të Lazios kanë marrë një vendim të rëndësishëm: do të rikthehen në shkallët e stadiumit “Olimpico” gjatë muajit dhjetor, pas një periudhe të gjatë bojkoti në shenjë proteste ndaj presidentit Claudio Lotito.Sipas raportimeve të mediave italiane, përfshirë “La Gazzetta dello Sport”, tifozët kanë vendosur të jenë të pranishëm në ndeshjen kundër Atalantës, më 6 dhjetor, si dhe në derbin kundër Romës, më 13 dhjetor. Përmes një komunikate, grupet e organizuara kanë bërë të ditur se ky vendim është marrë për t'i qëndruar pranë skuadrës dhe trajnerit, por edhe për t'u dhuruar tifozëve dhe fëmijëve një muaj të veçantë pranë Lazios.Megjithatë, rikthimi në stadium nuk nënkupton përfundimin e protestës ndaj Lotitos dhe drejtuesve të klubit. Tifozët kanë paralajmëruar se bojkoti do të vazhdojë sipas të njëjtave modalitete nga janari i vitit 2027.Pra, bëhet fjalë për një pauzë të përkohshme të bojkotit, me qëllim që skuadra të ketë mbështetjen e tifozëve në ndeshjet e rëndësishme të dhjetorit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar