Sport
Shqipëria mirëpret sfidat në 4 stadiumet
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja Shqiptare e 21-vjeçarëve do të mësojë këtë të enjte rivalët e saj në grup për kampionatin Europian që do të zhvillohet verën e ardhshme.
Kuqezinjtë marrin pjesë si një nga vendet organizatore të këtij eventi të rëndësishëm. Për trajnerin Alban Bushi, objektivi nuk është thjesht të marrin pjesë.
Bushi nuk ka preferenca në short sepse e di se të gjitha skuadrat janë të vështira dhe kërkojnë impenjim maksimal për të marrë rezultat pozitiv ndaj tyre.
Ai ka besim sepse këtë brez futbollistësh që ka në dispozicion e konsideron më të mirin.
Shorti i kampionatit Europian të 21-vjeçarëve do të hidhet ditën e enjte në orën 18:30 në Serbi.
Shqipëria është e pozicionuar në grupin B dhe do të mësojë rivalët e saj, një për çdo vazo.
Yjet e së ardhmes dhe lojtarë të rëndësishëm të kombëtareve si Spanja, Gjermania, Anglia, Franca, Italia apo Holanda pritet të dhurojnë spektakël.
Shqipëria mirëpret sfidat në 4 stadiumet, “Arena Kombëtare”, “Loro Boriçi”, “Elbasan Arena” dhe “Arena e Demave”.
Eventi do të nisë në Serbi, ndërsa finalja e madhe do të luhet në Tiranë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: