Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutojnë të drejtat e tyre

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 15:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutojnë të drejtat e tyre
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, ku është diskutuar për të drejtat dhe sfidat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara. Gjatë takimit u prezantuan kërkesat dhe shqetësimet e përfaqësuesve të forumit, me theks të veçantë në përfshirjen e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Kushtetutën e Kosovës. Haxhiu ka shprehur gatishmërinë që këto kërkesa të trajtohen në Kuvend, në bashkëpunim me komisionet përkatëse dhe grupet parlamentare. Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të forumit në këto procese, në mënyrë që kërkesat e tyre të marrin vëmendjen e duhur institucionale, transmeton Bota sot.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar